shqip Srpski ENGLISH
Webmail |Kontaktet|

BallinaPër ne Legjislacioni Organogrami Raportet StandardetMundësi punësimi Tenderët/Shpallje Linqet Lajme














 



 

 


 
 



  Mirësevini


Mirëserdhët në webfaqen e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës

 

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm është themeluar si institucion i pavarur me Rregulloren e UNMIK-ut nr.2002/18 bazuar në Kreun e 11.1 (c) të Kornizës Kushtetuese të Kosovës-Rregullorja e UNMIK-ut 2001/9.

Sipas këtyre dispozitave ligjore ZAP i ka raportuar drejtpërdrejt Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombëve të Bashkuara i cili edhe ka bëre emërtimin e Auditorit të Përgjithshëm në nëntor të vitit 2003.

Me miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës (neni 136) ZAP përcaktohet Institucioni Kushtetues i Pavarur për kontrollin ekonomik dhe financiar të institucioneve publike dhe i raporton vetëm Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Statusi juridik, mandati, funksionimi dhe veprimtaria e ZAP-it tani rregullohet me Ligjin nr.03/L-075 i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me datën 16 qershor 2008.

Me nenin 157 të Kushtetutës si dhe me nenin 8 te Ligjit për themelimin e ZAP-it përcaktohet se deri në përfundim të mbikëqyrjes ndërkombëtare të zbatimit të Planit të gjithëpërfshirës të zgjedhjes së Statusit të Kosovës, Auditori i Përgjithshëm do te jetë ndërkombëtar.
  Mandati

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës (ZAP) është Insitucioni më i lartë i kontrollit ekonomik dhe financiar në Kosove.

ZAP në bazë vjetore e kryen auditimin e rregullsisë të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës, organizatave buxhetore,duke përfshirë por pa u kufizuar,Kuvendin e Republikës se Kosovës, Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës,çdo ministri dhe agjensi ekzekutive, komunat, organet e pavarura,Banken Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) dhe subjektet tjera të cilat janë më shumë se 50% në pronësi publike ose marrin mjete financiare nga Fondi i Konsoliduar i Kosovës, sigurojnë dividendët apo të ardhura të tjera të patakueshme për të, duke përfshirë por pa kufizuar, Shërbimit Doganor te Kosovës, Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe Ombudspersonin.

ZAP veprimtarin e vet e ushtron duke u bazuar edhe në standardet ndërkombëtare të auditimit në sektorin publik.

ZAP i siguron një raport Kuvendit mbi auditimin e rregullsisë së Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës dhe të çdo institucioni apo subjekti të audituar deri me datën 31 gusht të vitit pas periudhës se kontrollit.



Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës - 2011

Zyra e rregullatorit per ujera dhe mbeturina - 2011

Avokati i Popullit - 2011

Zyra e Rregullatorit per Energji - 2011

Efikasiteti në menaxhimin dhe monitorimin e kompanive të ujërave - 2011

Programi për investime publike (PIP) - 2011

 

 

 

 


Raportet e Auditimit të Rregullsisë

Raportet e Auditimit të Performancës

Raportet tjera

 

 


Webmaster