SHQIP Srpski English
|Kontaktet|

BallinaPër ne LegjislacioniOrganogramiRaportet StandardetMundësi punësimi Tenderët/Shpallje Linqet Lajme














 

 



 

 

 
 

LAJME

Prishtinë, 30 Mars 2012

Publikimi i raporteve

Auditori i Përgjithshëm është në fazën e përfundimit të sezonit të auditimit 2011-2012. Ne jemi në proces të finalizimit të rreth 100 raporteve të auditimit: Auditime të rregullsisë së pasqyrave financiare për vitin 2011, Auditime të menaxhimit, dhe Auditime të performancës.

Deri tani, Raporti i auditimit mbi Programin për Investime Publike (PIP) është dorëzuar në Kuvend dhe publikuar në faqen tonë të internetit. Javën tjetër do të publikojmë raportin për Efikasitetin në menaxhimin dhe monitorimin e kompanive të ujërave.

Të gjitha auditimet individuale do të publikohen brenda afatit të paraparë me ligj, përpara datës 30 qershor, që është dhe data e fundit.

Raporti gjithëpërfshirës Vjetor i Auditimit do të publikohet me 31 gusht.

 

Prishtinë, 22 Mars 2012

Arritje: ZAP merr pjesë në një bashkëpunim midis organizatave si-motra 1)

Për herë të parë ZAP së bashku me ISA-në Gjeorgjiane, është ftuar të marrë pjesë si vëzhgues në Rrjetin e Institucioneve Supreme të Auditimit të shteteve kandidate të BE-së dhe vendeve potenciale kandidate si dhe Gjykatës Evropiane të Auditorëve.

Seminari do të zhvillohet në Pragë, në fund të prillit. Mikpritëse e këtij seminari është ISA e Republikës Çeke, mbështetur nga SIGMA dhe Grupi i Përbashkët Punues për aktivitetet e auditimit. Tema kryesore do të jetë Arritja e cilësisë së auditimit .

Ne, për herë të parë do ta kemi mundësinë t'i shkëmbejmë përvojat me kolegët që janë pjesë e rrjetit (ISA e Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kroacisë, Islandës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Turqisë) dhe vendet e tjera evropiane të cilët e ndihmojnë këtë seminar.

Seminari do të përqendrohet në pasojat praktike të zbatimit të standardeve përkatëse të auditimit INTOSAI mbi Kontrollin e Cilësisë. Propozime konkrete për veprimet e nevojshme për sa i përket përmirësimit të cilësisë së punës së auditimit dhe nxitjes së bashkëpunimit të mëtejshëm në kuadër të Rrjetit të SAI për çështjet me interes të ndërsjellët janë çështje të rëndësishme në rendin e ditës.

______________________________________________________

1) Fusnota është përdorur si mjet për të arritur këtë marrëveshje

 

21 shkurt 2012

Menaxhimi i Riskut në Sektorin Publik

Akademia Evropiane për Tatime, Ekonomi dhe Juridik, 13 – 14 Shkurt 2012

Ushtruesja e detyrës së Zëvendës Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, Znj. Ilire Daija-Buza dhe Auditorja e brendshme, Znj. Ardiana Sahiti kanë marrë pjesë në një seminar evropian për Menaxhim të Riskut në Sektorin publik të organizuar nga Akademia Evropiane. Ky seminar është mbajtur në Berlin më 13 dhe 14 Shkurt 2012. Seminari për menaxhim të Riskut në Sektorin Publik është dizajnuar që të zgjeroj njohuritë dhe aftësitë e kërkuara për menaxhim të riskut duke përdorur mjetet dhe teknikat e pranuara ndërkombtarisht.

Ky seminar ka theksuar simulimet e rasteve të studimit dhe pjesëmarrjen e anëtarëve në ushtrime grupore.

Pjesëmarrësit kanë qenë prej vendeve të ndryshme të Evropës prej sektorit publik që ka mundësuar shkëmbimin e përvojave.

 

Prishtinë, 15 shkurt 2012

Nënshkruhet Marrëveshje bashkëpunimi në mes të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Një delegacion nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm në datat 13 dhe 14 shkurt qëndroi për vizitë në institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Delegacioni i Kosovës përbëhej nga Auditori i Përgjithshëm, z. Lage Olofsson dhe Qerkin Morina, Ibrahim Gjylderen, Fjoralba Kokonozi-Sylaj, dhe Qëndresa Mulaj.

Robert Gjini, Fjoralba Kokonozi-Sylaj, Qerkin Morina, Lage Olofsson, Ibrahim Gjylderen, Bujar Leskaj, Qëndresa Mulaj (nga e majta në të djathtë)

Gjatë qëndrimit dy ditor në Tiranë u zhvilluan takime të nivelit të lartë në mes dy delegacioneve, me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave mes dy institucioneve. Z. Olofsson, mbajti një fjalim para tërë stafit të KLSH-së ku dhe u diskutuan qasjet e auditimit dhe menaxhimit.

Në ditën e dytë të vizitës u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi nga z. Olofsson dhe z. Bujar Leskaj, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë.

z. Bujar Leskaj Kryetar i KLSH dhe z. Lage Olofsson Auditori i Përgjithshëm i Kosovë

Objektivat kryesore të kësaj Marrëveshjeje janë zbatimi i plotë i standardeve të auditimit në sektorin publik të pranuara ndërkombëtarisht dhe i praktikave të mira Evropiane. Fillimisht fokusi do të jetë në:

  • Shkëmbimin e përvojave në zhvillimin e mëtutjeshëm të dy institucioneve respektive; dhe
  • Harmonizimin e terminologjisë së auditimit në gjuhën shqipe  dhe përkthimin në mënyrë të koordinuar të standardeve ndërkombëtare të auditimit.

Të dyja palët u shprehën të gatshme që të fillojë sa më shpejtë implementimin e kësaj Marrëveshje, me qëllim përfitimi nga përvojat e njëri-tjetrit.

 

 

Prishtinë, 17 Janar 2012

 

Sot në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm mbahet trajnimi: “Dokumentimi i Auditimit”. Trajnimi mbahet për të gjithë auditorët e interesuar dhe udhëheqësit e ekipeve.

Trajtimi i kësaj teme ndihmon zhvillimin e mëtutjeshëm të auditimit të rregullsisë në Kosovë.

 

 

Prishtinë, 13 Janar 2012

Sot në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm mbahet trajnimi “IDEA – Themelore” dhe trajnimi mbahet për të gjithë punëtorët në trajnim dhe punëtorët e fushave relevante të interesuar.

Ky trajnim do të ndihmojë në zhvillimin e mëtutjeshëm të auditimit të rregullsisë në Kosovë.

 

 

Prishtinë, 10 Janar 2012

 

Sot në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm mbahen trajnimet: “Materialiteti /Caktimi i madhësisë së mostrës” dhe “Teknikat e Intervistimit”. Trajnimet mbahet për të gjithë punëtorët në trajnim dhe punëtorët e fushave relevante të interesuar.

Trajtimi i këtyre dy temave do të ndihmojë në zhvillimin e mëtutjeshëm të auditimit të rregullsisë në Kosovë.

 

 

Prishtinë, 8 shtator 2011

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm fillon bashkëpunimin me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë (ZKAS). Më 7 shtator, Auditori i Përgjithshëm z. Lage Olofsson dhe Auditori i Përgjithshëm i Suedisë z. Jan Landahl nënshkruan këtë dokument si bazë për bashkëpunimin bilateral mes dy institucioneve.

z. Lage Olofsson Auditor i Përgjithshëm dhe z. Jan Landahl Auditor i Përgjithshëm- ZKAS

Palët kanë rënë dakord që të angazhohen në një projekt bashkëpunimi për dy vite me radhë që fillon nga shatori 2011 deri në shtator 2013. Ky projekt synon zhvillimin e kapaciteteve të ZAP-së së Kosovës për të përmbushur mandatin e saj dhe për tu bërë një institucion i qëndrueshëm suprem i auditimit i cili vepron në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira.

 

 

Prishtinë, shtator 2011

Komunikatë për shtyp

‘Raporti Vjetor i Auditimit' i Auditorit të Përgjithshëm

 

Me 31 gusht, Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson i ka dorëzuar Kuvendit të Kosovës Raportin Vjetor të Auditimit (RVA) për vitin financiar 2010.

Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson, duke i dorëzuar RVA 2010 Kryetarit të KMFP, Ali Sadriu

 

RVA është një shtyllë e rëndësishme e Qeverisjes së Mirë. Një RVA relevante dhe e dorëzuar me kohë i mundëson Kuvendit që të kërkojë llogari nga Qeveria për mënyrën se si ka arritur të implementojë buxhetin 2010. Ky raport i shërben gjithashtu qytetarëve dhe komuniteteve ndërkombëtare për një vlerësim të pavarur të rolit të Qeverisë.

Auditori i Përgjithshëm shpreh një Opinion të auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare (PVF-të) të Qeverisë për BK-në 2010, i cili është ‘Opinion i pakualifikuar' d.m.th. se në të gjitha aspektet materiale ato janë:

•  Në harmoni me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe me Udhëzimet e zbatueshme Administrative; dhe

•  Paraqesin pamje të vërtetë dhe të drejtë të pozitës financiare të BKK-së.

Megjithatë, ekzistojnë mangësi në proceset e raportimit, të cilat nuk janë edhe aq materiale sa të ndikojnë në cilësinë e përgjithshme të informacionit .

Në krahasim me vitet e mëparshme, ky është një tregues i qartë për përmirësimin e cilësisë së raportimit të jashtëm financiar.

Auditori i Përgjithshëm drejton vëmendjen e tij tek masat e marra nga Qeveria me synimin për të forcuar MFK-në, që parashikon krijimin e rezultateve në një të ardhme të afërt. Në nivelin qendror nevojitet më shumë zotim, konsistencë dhe koordinim. Shpenzuesve buxhetor ju nevojitet më shumë drejtim, shembuj të praktikës së mirë, dhe forma të tjera të përkrahjes në të gjitha këto fusha.

Unë rekomandoj Kuvendin që:

•  Të përcjellë nga afër dhe në mënyrë aktive ekzekutimin e Ligjit për buxhetin, kështu që ai të përdoret në mënyrë korrekte, racionale, për qëllimet e caktuara, dhe në koherencë më ndarjet buxhetore;

•  Të sigurojë se KRPP-ja e përcjell me kujdes dhe vlerëson implementimin e Ligjit të amandamentuar për prokurim, veçanërisht mekanizmin me të cilin funksionojnë llogaridhënia dhe kontrolli. Detyrat e qarta dhe theksimi i përgjegjësive individuale do të siguronte përdorimin efikas të parasë publike; dhe

•  Kuvendi duhet të marrë në konsideratë kërkesat e saj aktuale për tu informuar nga Qeveria. Mund të merret parasysh që të zëvendësohet kërkesën aktuale për një raport të veçantë mbi zhvillimet në auditimin e brendshëm dhe me një kërkesë për raport gjithëpërfshirës mbi progresin në të gjithë fushën e MFK-së në tërësi. Kështu përmbajtja do të adresohet në një mënyrë më të mirë dhe një të njëjtën kohë do të krijohet baza për raportim tek partnerët ndërkombëtarë .

Auditori i Përgjithshëm thotë “ paraqet në terma të qarta dhe të sinqerta fushat ku ne të gjithë duhet të bëjmë atë çka na takon për ti çuar përpara përmirësimet në sektorin publik. Shpresoj që ky raport do t'ju shërbejë si një mjet i dobishëm për identifikimin e fushave ku ne të punojmë të gjithë së bashku për të mirën e sektori publik dhe qytetarëve të Kosovës “.

Raporti tashmë është publikuar në faqen e internetit të ZAP-it http://oag.rks-gov.net i cili është i hapur për komentet tuaja.

Raportet për secilin shpenzues buxhetor janë publikuar tashmë.

 

Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni:

Ilire Daija-Buza

Tel. 038 2535 121

ilire.daija@oagks.org

ose

Qëndresa Mulaj

Tel. 038 2535 262

qendresa.mulaj@oagks.org

 

 

Foto-Lajm

Nga e majta: Freek Janmaat ZNKE, Robert Gielisse Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit të KE, Bedri Hamza Ministër i Financave, Lulzim Ismaili Drejtor i Thesarit, dhe Lage Olofsson Auditor i Përgjithshëm

Prishtinë, 20 Maj 2011 – Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson, mbajti një fjalim sot në seminarin “Qeverisja Publike”, i organizuar nga Ministria e Financave. Në këtë fjalim Lage adresoi nivelin më të lartë të zhvillimit aktual në fushën e Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit, parakushtet për menaxhimin e agjendës për reformë, si dhe nevojën për qasje shtesë që do të hapnin rrugën për rezultate dhe besim në sektorin publik.

 

Prishtinë, 12 maj 2011

Misioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë

Ekspertë nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë, në vizitën e tyre katër ditore, janë duke kryer një vlerësim të punës së Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës.

Qëllimi i këtij vlerësimi është përcaktimi i fushave të nevojshme për bashkëpunim në mes të dy institucioneve si dhe njohja e opinionit të jashtëm lidhur me punën e ZAP-së.

Gjatë këtij misioni të vlerësimit ekspertët suedezë janë duke kryer intervista të ndryshme me punonjës të ZAP-së si dhe me përfaqësues të hisedarëve tonë kryesor siç janë Kuvendi dhe Qeveria, shoqëria civile, mediat dhe kompanitë private të auditimit.

 

10 maj 2011

Për informimin tuaj

Sot me 10 maj, Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike në mbledhjen e vet do të diskutojë mbi Raportin e Auditimit të Rregullsisë të Agjensionit të Privatizimit të Kosovës. Ndërsa të mërkurën me 11 maj, KMPF do të diskutojë Raportin e Auditimit të Rregullsisë të Doganave të Kosovës.

Të pranishëm përveç anëtarëve të komisionit pritet të jenë përfaqësues nga ZAP, AKP dhe Doganave për të shqyrtuar të gjeturat, komentet dhe rekomandimet e dhëna në raport.

Ndërkaq, Komisioni për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e vet, të mërkurën me 11 maj, do të shqyrtojë Raportin Vjetor të Performancës për vitin 2010 të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

I pranishëm në mbledhje nga ana e ZAP-së do të jetë Auditori i Përgjithshëm Z. Lage Olofsson.

 

Prishtinë, 3 maj 2011

  Komunikatë për shtyp

“Raporti vjetor i performancës 2010” i Auditorit të Përgjithshëm

Me 29 prill 2010, Auditori i Përgjithshëm, z. Lage Olofsson, ia paraqiti Kuvendit Raportin Vjetor të Performancës për vitin 2010.

Ky raport përqendrohet në atë se si Auditori i Përgjithshëm ka shfrytëzuar burimet e tij dhe përmbledh rezultatet e arritura gjatë vitit 2010. Kjo e bënë të mundur krahasimin me dy vitet e mëparshme buxhetore.

Raporti Vjetor i Performancës është një informacion i rëndësishëm për Kuvendin, i cili kërkon llogari Auditorit të Përgjithshëm për përmbushjen e mandatit të tij në vitin 2010.

Raporti është botuar në faqen elektronike të ZAP-it: www.ks-gov.net/oag dhe është i hapur për komentet tuaja.

Për me shumë informata, ju lutem kontaktoni me:

Ilire Daija-Buza

Tel. 038 2535 121

ilire.daija@oagks.org

apo

Qëndresa Mulaj

Tel. 038 2535 262

 

 

Publikimi i raporteve

Auditori i Përgjithshëm do të publikoj Raportin Vjetor të Performancës për vitin 2010 më 30 prill. Në këtë raport, Auditori i Përgjithshëm përshkruan mënyrën se si e ka kryer mandatin e tij, si i ka përdorur burimet e dhëna, dhe cilat janë rezultatet e arritura. Raporti shërben si një bazë për llogaridhënien e Auditorit të Përgjithshëm para Kuvendit.

Auditori i Përgjithshëm është gjithashtu në fazën përfundimtare të sezonit të auditimit 2010-2011. Ne jemi në proces të finalizimit të rreth 90 auditimeve: Auditimet e Rregullsisë së Pasqyrave Vjetore Financiare 2010, Auditimet e Menaxhimit, dhe Auditimet e Performancës.

Të gjitha raportet individuale të auditimit do të publikohen brenda afatit ligjor; 30 qershori është data e fundit.

Raporti gjithëpërfshirës Vjetor i Auditimit do të publikohet me 31 gusht.

Afati kohor i planifikuar për raportet sipas detyrave individuale të auditimit është si në vijim:

15 Prill:

  • Agjencia e Privatizimit (Auditim i Rregullsisë)
  • Komisioni i Pavarur për Media (Auditim i Rregullsisë)
  • Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit (Auditim i Rregullsisë)
  • Zyra Rregullative për Ujë dhe Mbeturina (Auditim i Rregullsisë)

22 Prill:

  • KEK-Importi i energjisë (Auditim i Menaxhimit)
  • DANIDA Projekt i Arsimit (Auditim i Rregullsisë dhe Menaxhimit)
  • Doganat (Auditimi i Rregullsisë)

29 Prill:

  • Universiteti i Prishtinës (Auditim i Rregullsisë)
  • Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (Auditim i Rregullsisë)
  • Këshilli Gjyqësor i Kosovës (Auditim i Rregullsisë)
  • Menaxhimi i pasurisë (Auditim i Performancës)

18 Maj:

  • Zyra e Kryeministrit (Auditim i Rregullsisë)
  • Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (Auditim i Rregullsisë)
  • Fondi i Privatizimit (Auditim i Rregullsisë)
  • RTK (Auditim i Rregullsisë)
  • Zyra Rregullative e Energjisë (Auditim i Rregullsisë)

20 Maj:

  • Administrata Tatimore (Auditim i Rregullsisë)
  • KOSTT - Distribuimi Kosova (Auditim i Rregullsisë)

30 Maj:

  • Subvencionet në Bujqësi (Auditim i Performancës)

3 qershor:

  • Autoriteti Rregullativ i Aviacionit (Auditim i Rregullsisë)
  • Gjykata Kushtetuese (Auditim i Rregullsisë)
  • Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit (Auditim i Rregullsisë)
  • Ombudspersoni (Auditim i Rregullsisë)

15 qershor:

  • Të gjitha komunat (Auditim i Rregullsisë)

21 qershor:

  • Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (Auditim i Rregullsisë)
  • Zyra e Presidentit (Auditim i Rregullsisë)
  • Administrata e Kuvendit (Auditim i Rregullsisë)
  • Kompania e Ujërave “Radoniqi” - Gjakovë (Auditim i Menaxhimit)
  • Trepça (Auditim i Menaxhimit)
  • Kompania e Ujërave “Hidrodrini“ -Pejë (Auditim i Rregullsisë)

28 qershor:

  • Të gjitha ministritë (Auditim i Rregullsisë)

30 qershor:

  • Komisioni Qendror Zgjedhor (Auditim i Rregullsisë)
  • Kompania “Pastrimi“ (Auditim i Rregullsisë)
  • Termokos (Auditim i Menaxhimit)
  • Raportimi i rezultateve (Auditim i Performancës)

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me publikimin ju lutem mos hezitoni të kontaktoni me Zyrtaren tonë për komunikim, Qëndresa Mulaj:

Tel.  +381 38 2535 262

email : qendresa.mulaj@oagks.org

 

shkurt 2011

  Bashkëpunimi midis Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë dhe Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm

Në shkurt të këtij viti Auditori i Përgjithshëm i Suedisë z. Jan Landahl dhe Auditori i Përgjithshëm i Kosovës z. Lage Olofsson kanë nënshkruar një Letër Qëllimore me qëllim krijimin e një bashkëpunimi institucional mes këtyre dy palëve.

Bashkërisht tanimë kanë filluar adresimet e fushave në vijim:

  • Të Mësuarit e një auditimi të performancës; dhe
  • Asistencë për futjen në përdorim të Sistemit për Regjistrimin e Kohës.

Për më tepër, vlerësimi i ZAP-it do të bëhet me qëllim që të identifikohen fushat potenciale për bashkëpunim gjatë sezonit të auditimit 2011/12.

Për më shumë informata kontaktoni:

Qëndresa Mulaj

Tel: +381 38 2535 250

qendresa.mulaj@oagks.org

 

Vënia para përgjegjësisë: Dy vite me ZAP në Kosovë


Në mes të shkurtit, Auditori i Përgjithshëm, sponsorizuar nga Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO), ftoi një gamë të gjerë të hisedarëve për diskutim në lidhje me besimin,llogaridhënien dhe përgjegjësinë.

Përfaqësues nga Kuvendi, Qeveria, Media dhe Shoqëria Civile prezantuan pikëpamjet e tyre mbi gjendjen e tanishme dhe mbi atë si të zhvillohet kjo situatë .

 

Z. Lage Olofsson, Auditori i Përgjithshëm përmendi kornizën e llogaridhënies dhe ndau përvojën e tij në ndërtimin dhe implementimin e kësaj kornize. Krijimi i besimit në sektorin publik, si një ofrues i shërbimeve për qytetarët, kërkon një vetëdije të qartë se paratë e taksapaguesve u janë besuar, përgjegjshmëri tek politikanët dhe burokracia, dhe që këto struktura të vihen para përgjegjësisë për përdorimin e buxhetit dhe rezultatet e krijuara. Faktori nismëtar këtu është të krijohet llogaridhënia menaxheriale në praktikë.

Z. Haki Shatri, ish kryesuesi i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike (KMFP), foli për përvojën e tij brenda këtij komisioni si dhe bashkëpunim me ZAP. Vet ekzistenca e funksionimit të një Komisioni është mjet i rëndësishëm për vënien e Qeverisë para përgjegjësisë. Mbetet shumë për t'u bërë. U theksua nevoja e fokusimit mbi rezultatet në vend të kontributit të dhënë.

Z. Bedri Hamza, ish- zëvendës ministri dhe tani ministri i financave adresoi masat e marra me qëllim të forcimit të Menaxhimit të Financave Publike si dhe të raportimit. Ai shtoi se duhet tu kushtohet më shumë vëmendje komunave për të përmirësuar mënyrën e raportimit. Z. Hamza gjithashtu theksoi dobinë e një qasjeje të re të bashkëpunimit në mes të shpenzuesve buxhetor, Qeverisë, ZAP përbrenda agjendës së reformave.

Z. Artan Venhari nga KIPRED foli për bashkëpunimin në mes të shoqërisë civile dhe ZAP si dhe për atë se si një gjë e tillë mund të zhvillohet më tej. Shoqëria civile është një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e llogaridhënies e cila duhet të mbështetet dhe ruhet. Auditimet e prodhuara nga ZAP duhet të përdoren nga shoqëria civile për të nisur debate informuese dhe për hartimin ë politikave më të mira në shërbim të popullit përmes përdorimit më efikas dhe efektiv të parave publike.

Z. Lawrence Marzouk nga Prishtina Insight adresoi mundësitë e mediave për të qenë një shtyllë e rëndësishme e llogaridhënies. Auditimi duhet të përdoret si një kontribut për gazetarinë hulumtuese. Bazuar në përvojën e tij, ai dha një shembull të qartë se si kjo mund të funksionojë dhe se si media mund të zhvillohet duke përdorur mundësitë e qasjes në informata publike.

Përfaqësuesi i ICO-së, z. Andrea Capussela, tregoi një odise historike të llogaridhënies duke e ndërlidhur atë me gjendjen aktuale në Kosovë.

Gjatë sesionit të pyetje-përgjigjeve, paneli diskutoi dhe u përgjigj një mori pyetjesh të rëndësishme të bëra nga pjesëmarrësit.

Në fund, Auditori i Përgjithshëm bëri një përmbledhje të vet ngjarjes. Ai theksoi se u krijua një arenë, ku nyje të ndryshme të strukturës së llogaridhënies mund të takohen dhe diskutojnë se si do të mund të forcohej një qeverisje e mirë. Nevojiten arena të tjera debati. Për të bashkëpunuar - bazuar në një kuptim të qartë dhe respektimit të roleve të ndryshme - është mënyra të cilën duhet ndjekur. Ne duhet të përdorim burimet e pakta me mjeshtëri e jo ti harxhojmë kot. Ne duhet të jemi në gjendje të përqendrohemi në rezultate si dhe ti tregojmë ato. Ne duhet të zhvillohemi dhe të përdorim shembuj të mira për frymëzim dhe pikë referimi . Në këtë mënyrë ne mund të ndërtojmë besimin në sektorin publik.

 

Njoftim 

Doni të keni qasje në Dokumentet Publike? Ju lutem na kontaktoni në:

 

Ilire Daija-Buza

Tel: +381 38 2535 121

ilire.daija@oagks.org

ose

Qëndresa Mulaj

Tel: +381 38 2535 262

qendresa.mulaj@oagks.org

 

Ne jemi të përkushtuar për transparencë dhe do ju asistojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.

KOMUNIKATË PËR SHTYP

Vënia para përgjegjësisë: Dy vite me ZAP në Kosovë

Hoteli Grand, Salla për Kongrese, Prishtinë, 15 shkurt, nga 9:30 deri 12:00  

Më datë 15 shkurt 2011, e martë, Auditori i Përgjithshëm organizon konferencën me temën “Vënia para përgjegjësisë: Dy vite me ZAP në Kosovë”.

Auditori i Përgjithshëm është përgjegjës për auditimin e jashtëm të ekzekutimit të buxhetit. Gjatë kryerjes së këtyre detyrave, Auditori i Përgjithshëm bën të mundur që ekzekutivi të vihet para përgjegjësisë për mënyrën se si implementohet buxheti. Ashtu si edhe në të gjitha vendet demokratike, ky është një mekanizëm thelbësor dhe boshti kryesor për një qeverisje të mirë.

Objektivat e konferencës janë që të sqarohen dhe diskutohen përvojat e fituara dhe pritjet në forcimin e përgjegjshmërisë dhe qeverisjes së mirë.

Lidhur me këtë, në këtë konferencë do të paraqiten folës të vendor dhe ndërkombëtar:

  • Z. Bedri Hamza, zëvendës Ministër i ekonomisë dhe financave në largim
  • Z. Haki Shatri, ish kryetari i KMFP-së
  • Z. Artan Venhari, KIPRED
  • Z. Lawrence Marzouk, Prishtina Insight
  • Z. Andrea Capussela, ICO
  • Z. Lage Olofsson, Auditor i Përgjithshëm i Kosovës
Për më shumë informata ftoheni që të merrni pjesë. Mirëpresim pjesëmarrjen tuaj.

 

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit të Shqipërisë vizitoi ZAP-in

Në datat 17 dhe 18 janar një delegacion nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të Shqipërisë vizitoi ZAP-in.

Kryetari i KLSH-së z. Robert Çeku ishte drejtues i delegacionit, ndërsa shoqërohej edhe nga znj. Elvana Tivari - Drejtoreshë e Departamentit Ligjor, z. Dedë Trieshi – Drejtor i Departamentit të Kontrollit të Ministrive dhe të buxhetit, znj. Anila Halili – Drejtoreshë në Departamentin për çështje Ekonomike dhe Burime Njerëzore, z. Islam Mana – Drejtor në Departamentin e të Hyrave Shtetërore, si dhe zj. Evis Pustina Drejtoreshë e Departamentit për Marrëdhënie me Publikun dhe Jashtë.

Në agjendë ishin përvojat dhe sfidat për zhvillimin e Menaxhimit të Cilësisë dhe të Auditimit të Performancës. Gjithashtu është diskutuar për fushat e mundshme të bashkëpunimit.

z. Çeku si dhe Auditori i Përgjithshëm z. Lage Olofsson kanë shprehur rëndësinë e vazhdimit të marrëdhënieve bilaterale në mes të dyja institucioneve. Pavarësisht dallimeve në kontekst dhe qasjeve, të dyja institucionet përballen me sfida ku këmbimi i përvojave mund ta hap rrugën për zgjidhje të realizueshme.

U arrit një marrëveshje ku si pikënisje e marrëdhënieve të mëtutjeshme është adresimi i:

  • Marrëdhënie këshilluese të dyanshme në fushën e legjislacionit dhe të auditimit, dhe
  • Standardizimi i gjuhës në fushën e ekonomisë, kontabilitetit dhe auditimit.

Z. Robert Çeku Kryetar i KLSH-së  dhe Z. Lage Olofsson, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës

 

KOMUNIKATË PËR SHTYP

“Raporti Vjetor i Auditimit” i Auditorit të Përgjithshëm

E Enjte, 2 Shtator

 

Më datën 31 Gusht, Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson i ka dërguar Raportin e tij Vjetor të Auditimit (RVA) për vitin financiar 2009 në Kuvendin e Kosovës.

RVA është një shtyllë e rëndësishme për Qeverisje të Mirë. Raporti Vjetor i Auditimit relevant dhe i prezantuar me kohë i mundëson Kuvendit të mbaj Qeverinë si llogaridhënës mbi atë se si ata kanë arritur ta implementojnë buxhetin për vitin 2009. Po ashtu ky raport i shërben nevojave të qytetarëve si dhe komunitetit ndërkombëtar që të kenë një vlerësim të pavarur të administrimit nga ana e Qeverisë.

Auditori i Përgjithshëm shpreh Opinionin e Auditimit mbi Pasqyrat e Konsoliduara Financiare Vjetore të Qeverisë për vitin 2009 dhe ky pra është një ‘Opinion i Pakualifikuar' , d.m.th. në të gjitha aspektet materiale ato janë:

  • Në përputhje me Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike, Udhëzimet dhe standardet e aplikueshme Administrative; dhe
  • Japin një pamje të drejtë dhe të vërtetë për gjendjen financiarë të BKK-së.

 

Megjithatë, ekzistojnë disa mangësi në proceset e raportimit të cilat nuk janë aq shumë materiale sa të ndikojnë në cilësinë e përgjithshme të informatave.

Një bazë për të qenë në gjendje të japim një opinion mbi pasqyrat financiare të BKK kanë qenë auditimet tona në organizatat individuale buxhetore. Ne kemi dhënë 66 opinione në PVF-të për vitin 2009 të cilat në total mbulojnë 95% të të hyrave dhe 80% të shpenzimeve. Përveç këtyre ne kemi kryer edhe 5 auditime të tjera për të cilat nuk kemi dhënë opinion mbi pasqyrat e tyre financiare.

Nga auditimet tona të PVF-ve të shpenzuesve individual buxhetor ne kemi dhënë këto opinion(e) të auditimit:

 

  • 31 të Pakualifikuara (në 16 raste ne duheshim t'ju tërhjekim vëmendjen e lexuesit tek disa çështje të rëndësishme (theksim të çështjes); dhe
  • 35 të Kualifikuara të llojeve të ndryshme (prej të cilave për 29 komuna në nuk kemi qenë në gjendje të japim opinion për shkak të mangësive në informata).

 

Mbetet shumë për t'u bërë për të siguruar cilësi më të mirë të informatave dhe transparencë më të madhe. Problem i madh janë ende realizimi i buxhetit, menaxhimi financiar dhe kontrollet e brendshme. Mangësitë në këtë aspekt krijojnë problem për cilësinë e raportimit të jashtëm përveç të qenit indikacione për sfida kur kemi të bëjmë me pajtueshmërinë si dhe me efikasitetin dhe efektivitetin në ekzekutimin e buxhetit.

Auditor i Përgjithshëm vëren përparimin e bërë gjatë vitit të kaluar kur bëhet fjalë për mbikëqyrjen e shpenzimeve publike nga ana e Kuvendit dhe përpjekjet për të themeluar një strukturë dhe mekanizma më të mirë të llogaridhënies. Një hap tjetër i paraparë është implementimi i mëtutjeshëm i Planit të Veprimit për Menaxhimin Financiar, më shumë fokusnë për rezultate e arritura dhe se shpenzuesit buxhetor do të mbahen llogaridhënës për mënyrën e ekzekutimit të buxhetit.

Auditor i Përgjithshëm rekomandon Kuvendin të konsideroj:

•  Mbajë seanca dëgjimore me personat përgjegjës në organizatat që i raportojnë drejtpërdrejt Kuvendit;

•  Mbajë seanca dëgjimore me personat përgjegjës në organizatat që kanë Opinion të Kualifikuar ose të Kundërt;

•  Mbajë seanca dëgjimore me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave dhe atë të Pushtetit Lokal mbi masat që duhet të ndërmerren për të siguruar raportim të jashtëm më të mirë nga Komunat; dhe

  • Theksoj nevojën për pajtueshmëri me kërkesat mbi raportimin e rezultateve dhe të kërkoj përgjigje nga Ministri i Financave mbi atë se si ai ka ndër mend të përkrah masa të tilla.

 

Lage Oloffson thotë se “ky raport nxjerr në pah, me fjalë të qarta dhe të ndershme, fushat ku ne të gjithë duhet të luajmë pjesën tonë për të shtyrë përpara përmirësimet në sektorin publik. Shpresoj që ai do t'ju shërbejë si një mjet i dobishëm për identifikimin e fushave ku ne të punojmë të gjithë së bashku për të mirën e sektorit publik dhe të qytetarëve të Kosovës” .

 

Ky raport tani është publikuar gjithashtu edhe në ueb-faqen e ZAP www.ks-gov.net/oag i cili është i hapur për komente të juaja.

 

Raportet mbi shpenzuesit individual buxhetor veçse janë të publikuara.

Për informata të mëtutjeshme, ju mund të kontaktoni:

 

Ilire Daija-Buza

Tel: +381 38 2535 121

ilire.daija@oagks.org

ose

Qëndresa Mulaj

Tel: +381 38 2535 262

qendresa.mulaj@oagks.org

Konferenca e dytë Vjetore ZAP 2010

Prishtinë, 16 Korrik 2010

Me datën 12, 13 dhe 14 Korrik 2010 është mbajtur konferenca e dytë Vjetore e ZAP për vitin 2010 në hotelin Drim, Strugë, Maqedoni.

Konferencë kishte për objektivë caktimin e punëve dhe detyrave për secilin të punësuar për finalizim të sezonit të tanishëm të auditimit 2009/10 dhe përgatitjen për sezonin e ri.

Ky sezon i auditimit përmbyllet me 69 auditime të rregullsisë dhe 2 auditime të performancës, së bashku me raportin vjetor të auditimit që në total përbëjnë 72 raporte të auditimit me kohë.

Gjatë kësaj konference punëtorët e ZAP-it patën mundësinë që të ndajnë përvojat mes tyre dhe të diskutojnë në lidhje me sezonin që po kalon me tendencë të nxjerrjes së konkluzioneve duke iu adresuar sezonit të auditimit 10/11. Gjithashtu është diskutuar për shtyllat themelore të platformës së ZAP siç janë:

  • Strategjia për Zhvillim të Përbashkët
  • Manuali i Auditimit të Rregullsisë;
  • Korniza e Menaxhimit të Cilësisë; dhe
  • Kompetencat e stafit dhe sistemi i ri për vlerësimin e stafit.

Konferenca është konkluduar nga Auditor i Përgjithshëm - Lage Olofsson që ka cekur si në vijim:

“Unë e shoh këtë konferencë të tërë zyrës si një element vital në ndërtimin e kapaciteteve në këtë institucion. Na jep mundësinë për të analizuar rezultatet e arritura, për të parë sukseset dhe dështimet, të nënvizojmë mësimet e mësuara, dhe zbulojmë pritjet e reja prej jashtë me ndryshimet e nevojshme në qasje. Kjo konferencë lehtëson në azhurnimin e strategjive, planeve, metodologjisë dhe qasjes së auditimit. Shkurtimisht kjo konferencë është një pjesë integruese e ndërtimit të kapaciteteve institucionale.

Sipas meje kjo ngjarje ka qenë ende më me vlerë pas marrjes së inputeve prej Partnerëve të Binjakëzimit kur jemi tek auditimet e rregullsisë dhe sistemi i ri për vlerësim të stafit. Auditimi është veprimtaria themelore e ZAP, dhe kjo konferencë e tërë e zyrës lejon mundësinë për të ‘çuar mesazhin përtej' tek i gjithë stafi i ZAP”.

Projekti i financuar nga BE “Mbështetje e mëtutjeshme për ZAP” i menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian.

Prishtinë, 25 Qershor 2010

Sot në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm u mbajt trajnimi I radhës me temë “Auditimi i Jashtëm” nga Bezad Halilaj, Drejtor në Departamentin e Buxhetit Qendror.

Ky trajnim u mbajt për të gjithë punëtorët në trajnim dhe personat tjerë të fushës relevante në kuadër të zyrës. Temë e bisedimit në trajnim ishte roli i auditimit të jashtëm, llojet e ndryshme të auditimit të jashtëm, standardet ndërkombëtare, procesi i auditimit si dhe marrëdhëniet e auditorëve me organizatat e audituara.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm dhe Agjencia Kundër Korrupsionit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

 Prishtinë, 23 Qershor 2010

Sot në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me Agjencionin Kundër Korrupsion, duke krijuar kështu raporte të partneritetit dhe bashkëpunimit përmes:

•  realizimit të komunikimit dhe shkëmbimit të të dhënave me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës për të dy institucionet dhe bashkërendimin e punëve ndërmjet tyre;

•  koordinimit të punëve dhe aktiviteteve të përbashkëta; dhe

•  ofrimit të këshillave të ndërsjella në zbulimin e parregullsive financiare që rezultojnë me shkelje korruptive.

Palët nënshkruese të kësaj Marrëveshje pajtohen që të zgjerojnë fushën e bashkëpunimit edhe përmes formave tjera si: trajnime të përbashkëta dhe pjesëmarrje në seminare të përbashkëta.

Prishtinë, 21 Qershor 2010

Për Informim tuaj

Raportet e Auditimit për vitin 2009

Prej nesër Zyra e Auditorit të Përgjithshëm fillon me publikimin e raporteve të auditimit të pasqyrave financiare për vitin që përfundoi më 31 Dhjetor 2009 për entitete të ndryshme.

Këtë vit është zhvilluar mëtutje qasja e auditimit. Ne kemi adoptuar manualin e ri për auditimin tonë të rregullsisë që është më konform standardeve të auditimit të njohura ndërkombëtarisht.

Sipas qasjes sonë të rishikuar të auditimit, ne ndërmorëm një auditim të parakohshëm përgjatë këtij viti. Auditimi i parakohshëm duhet të kuptohet si një auditim që fillon nga viti fiskal që është nën auditim me qëllim të dhënies së rekomandimeve mbi atë se si:

  • mund të trajtohen rekomandimet e mëparshme;
  • të adresohen Pasqyrat Vjetore Financiare; dhe
  • të adresohen çështjet e menaxhimit financiar gjatë vitit aktual.

Këtë vit ne kemi raportuar konkluzionet dhe rekomandimet tona nga auditimet e parakohshme në Memorandumet e Auditimit, në Janar të vitit 2010.

Përbrenda pak kohe ne do të publikojmë gjithashtu edhe dy auditime të kryera të perfomances.

Për informata të mëtutjeshme, ju lutem kontaktoni:

Ilire Daija-Buza

Tel. 038 2535 121

ilire.daija@oagks.org

ose

Qëndresa Mulaj

Tel. 038 2535 262

qendresa.mulaj@oagks.org

Prishtinë, 27 Maj 2010

Sot në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm do të mbahet trajnimi i radhës me temë “Kontrolla e Brendshme e Financave Publike” nga Christine Boyle.

Ky trajnim mbahet për të gjithë punëtorët në trajnim dhe personat tjerë të fushës relevante. Ky trajnim ka të bëjë me kuptimin e koncepteve dhe kërkesave teknike për kontroll të brendshëm si në fushën e Kontrollit të Menagjimit Financiar ashtu edhe në atë të Auditimit të Brendshëm. Kjo temë do të ndihmojë në zhvillimin e mëtutjeshëm të Auditimit të Jashtëm në Kosovë

Prishtinë, 21 Maj 2010

Sot në Zyrën e Auditorit të përgjithshëm u mbajt trajnimi me temë “Përmirësimi i intervistimit në auditim” vazhdim i trajnimit “Aftësitë dhe procedurat për hetime” nga Mirlinda Ahmeti dhe Fikret Ibrahimi, Auditorë në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm.

Trajnimi u mbajt për të gjithë punëtorët në trajnim dhe personat tjerë të fushës relevante në kuadër të zyrës. Nga pjesëmarrësit u bisedua, se si të përmirësohet forma e intervistimit gjatë procesit të auditimit dhe sigurimi i një interviste sa më të dobishme.

Prishtinë, 07 Maj 2010

Sot në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm do të mbahet prezantimi i radhës me temë “Ndikimi i politikës fiskale në grumbullimin e të hyrave buxhetore në Kosovë gjatë periudhës 2000 – 2008” nga Agron Fetiu, Drejtor i Auditimit në Departamentin e Shëndetësisë, Punës dhe Edukimit.

Ky prezantim do të mbahet për të gjithë punëtorët në trajnim dhe personat tjerë të fushës relevante. Në kuadër të këtij prezantimi do të bisedohet për politikat dhe objektivat fiskale si dhe mënyrat e ndërtimit të politikës fiskale në Kosovë.

Prezantimi do të bëhet në sallën e konferencës.

KOMUNIKATË PËR SHTYP

 “Raporti Vjetor i Performances 2009” i Auditorit të Përgjithshëm

 Prishtinë, 04 Maj 2010

Më datën 30 Prill 2010, Auditori i Përgjithshëm Z. Lage Olofsson ka dërguar Raportin e tij Vjetor të Performancës (RVP) në Kuvend për vitin 2009. Ky raport mbulon një vit të rëndësishëm për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm. Viti 2009 ishte një vit kur u vendos një platformë e re për të pasur një zyrë të ristrukturuar dhe u paraqit një qasje e re për funksionimin dhe menaxhimin.

RVP përqendrohet në mënyrën se si Auditori i Përgjithshëm i ka shfrytëzuar burimet dhe në rezultatet e arritura gjatë këtij viti dhe gjithashtu është një përgjigje e rëndësishme drejtuar Kuvendit ku Auditori i Përgjithshëm raporton rreth ushtrimit të mandatit të tij.

Ky raport është publikuar edhe në ueb-faqen e ZAP-së www.ks-gov.net/oag i cili është i hapur për komentet e juaja.

Për informata të mëtutjeshme, ju lutem kontaktoni:

Ilire Daija-Buza

Tel. 038 2535 121

ilire.daija@oagks.org

ose

Qëndresa Mulaj

Tel. 038 2535 262

qendresa.mulaj@oagks.org




Arkivi 2009

Arkivi 2008

Arkivi

 

















Webmaster Copyright © Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP)